Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e veçantë të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”
29/10/2020 09:58
Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”
Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, miratuar me vendimin nr. 27, datë 21.10.2020 të Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca vendosi shqyrtimin nën për nen dhe në tërësi të projektligjit “‘Për buxhetin e vitit 2021”, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020.
Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).
Top Channel