Covid-19/ Manastirliu: Do vaksinohet 20% e popullatës, na presin 4 muaj të vështirë

29/10/2020 12:22

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu tha në Kuvend se këto 4 muaj do të jenë mjaft të vështirë, duke bërë thirrje për respektimin e masave anti-Covid.

Për sa i përket vaksinave, Manastirliu tha se fillimisht do të bëhet vaksinimi i grupeve në risk.

Fillimisht do vaksinohen 20% të popullatës. Do të jenë 1 milion e 140 mijë doza vaksina që do prokurohen nëpërmjet kësaj marrëveshje duke pasur mundësi të financojnë 3 mln e 900 mijë dollarë dhe më pas të nisë vaksinimi kur ajo të jetë e disponueshme.

Do të sigurojmë çfarëdo bari dhe ilaçi për Covid-in deri sa të dalë kura. Deri në ato momente do na duhet të angazhohemi për zbatimin e rregullave. Ne shkopin magjik nuk e kemi. Vaksina ende nuk ka dalë. Do kërkojë kohën e vet për t’u shpërndarë sepse ka edhe elementë të tjerë që lidhen me sigurinë.

Deri në atë moment kur kurat të jenë të disponueshme, ne do të na duhet që betejën tonë ta bëjmë çdo ditë duke zbatuar masat e thjeshta, duke fuqizuar sistemin shëndetësor dhe duke mos neglizhuar asnjë nevojë që kanë qytetarët dhe patjetër që një ditë virusi do të mposhtet. Kemi nevojë të rezistojmë në këtë luftë të përditshme. ta bëjmë këtë për mjekët dhe veten tonë. Ashtu sikurse ky akt i qeverisë do të miratohet me të gjitha votat e mundshme për atë që sjell ky vendim që të garantojmë kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Do e vlerësojmë vaksinën për popullatën në Shqipëri. Instrumenti që ne kemi sot është më i sigurt për mundësinë për ta pasur për vendet e rriskuara. Nuk do të reshtim në strategjinë e vjeshtë-dimrit, vaksinimin. Kërkohet angazhimi për të mos harruar rregullat e thjeshta. Do jenë 4 muaj të vështirë. Do kemi mundësi të heqim dorë nga takimet e shumta familjare sepse është një mundësi më shumë për të përhapur virusin. Sot është koha për solidaritet me mjekët dhe infermierët”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA