Tea

Takimi mes Teas dhe Arjonit nuk shkoi ashtu siç pritej.

Djali u shfaq disi më i tërhequr dhe i ftohtë, ndërkohë Tea insistonte me pyetjet e saj për të vijuar bisedën.

Arjoni është i përzgjedhuri i Anës për javën e ardhshme, duke mos ndryshuar mendim, edhe kur kjo e fundit i tha nëse dëshiron të dalë përsëri me Tean, është i lirë të zgjedhë.

Për këtë arsye, zgjedhja e Teas ishte Bearti, djali që këtë javë doli në takim me Anën.

Pyetjes së moderatores Bora Zemani, nëse zgjedhja e Teas ishte një formë “hakmarrje” ndaj Anës, bukuroshja bionde u përgjigj se jo, duke shtuar se Ana ka deklaruar se nuk do të dalë më në takim me djalin nga Kosova.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel