Pak kohë më parë bëri bujë deklarata e modeles së njohur, Jessica Kadiu. Kjo e fundit pranoi publikisht lidhjen me këngëtarin, Robert Berishën, ndërsa ky i fundit e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.
Në atë kohë, Jessica shprehej se e dashuronte ende Robertin dhe se shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë. Madje ajo e falënderonte për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.
E teksa ajo mendonte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo. Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”, dhe më pas u panë të dy në Nju Jork në mars duke na lënë të mendojmë se dyshja mund të jetë bashkë.
Gjatë verës ata u fotografuan në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri, krah njëri-tjetrit. Pas kësaj fotoje këngëtari i njohur tregoi se është beqar dhe tha me ironi se portalet flasin dhe dinë shumë për të.
Ndërkohë së fundmi, modelja seksi ka bërë njëbashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, ku Jessica është pyetur nëse është në një marrëdhënie dashurie.
“Je beqare apo në një marrëdhënie?”, i shkruan fansi kurse ajo është përgjigjur me një pyetje: “A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?”, duke lënë të kuptohet se është single, por se si qëndron e vërteta nuk e dimë.
Top Channel