Karikaturat e “Charlie Hebdo”/ Përplasen dy analistët: Debatojnë për lirinë e shprehjes…

28/10/2020 21:41

Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet mbi karikaturën më të fundit të publikuar nga revista satirike “Charlie Hebdo”.

Së fundmi, media e cila vitet e fundit është kthyer në një objekt sulmesh për shkak të karikaturave të publikuara, ka paraqitur një imazh të presidentit turk Rexhep Erdogan.

Në studio, analisti Redi Shehu u përfshi në një debat me kolegun e tij Mustafa Nanon. Sipas Shehut, Franca nuk ka një raport të mirë me religjionet fetare, ndaj sipas analistit ndodhin fenomene të tilla. Ndërsa Nano argumenton se edhe ai fyet përditë nga fenomene të ndryshme, por nuk e shpreh këtë gjë.

 

Redi Shehu: Besoj që ka gjëra që duhen diskutuar. Homogjonizimi i lirisë së shprehjes si një i vetëm. Franca përbën një përjashtim për lirinë e shprehjes kur ka të bëjë me religjionin. Kjo vjen pas një historie që ka me revolucionin, por edhe me kishën e tjerë e tjerë. Në SHBA nuk kishte nevojë për revolucion, sepse u krijua nga një raport i mirë me religjionet atje. Liri e besimit dhe e shprehjes shkojnë bashkë. Unë po them që lira e shprehjes janë ekuivalente, në një shoqëri evropiane, janë të mbrojtura të dyja.

Mustafa Nano: Çfarë bëhet në Francë dhe nuk bëhet në Amerikë?

Redi Shehu: Nëse sekulraizmi në Amerikë e në Kanada është metodologji, në Francë është ideologji. Macron thotë do të ndërhyjë dhe do të ndryshojë ligjin, do e bëj islamin iluminist. Respektimi i dinjitetit njerëzor. Në Amerikë sekularizmi respektohet më shumë se në Francë. Ne po flasim për konceptin e laicitetit. Franca e pranon që të futet në religjion dhe ta modifikojë atje. Nëse e cënon dinjitetin nuk ka liri shprehje.

Mustafa Nano: Ti  fyeu, mos e bëj publike dhe nuk na duhet ajo. Secili nga ne fyet nga shumë gjëra.

Redi Shehu: Një ekstrem ka nevojë për ekstremin tjetër që të gjallojë, ka ndodhur në një person x si kriminel dhe ai kthehet model për myslimanët. Përse e marrim atë personin që vrau. Por nuk marrim ato myslimanë që shkuan dhe thanë se duam që rasti të dënohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA