Ngacmimet mes meshkujve dhe femrave janë normale në një shoqëri sociale. Me përhapjen e rrjeteve sociale, kanë ndryshuar edhe rrugët e transmetimit të këtyre komplimenteve, të cilat nuk bëhen vetëm kur dy persona janë në afërsi fizike, por edhe me anë të platformave online.

Pikërisht për këtë gjë u fol këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku e ftuar ishe gazetarja Ana Haxhimali. Ajo tha se me një shëtitje në bllok, një vajzë merr shumë komplimente, por sipas saj të pamjaftueshme për të tërhequr vëmendjen.

Ana sugjeron që duhen mënyra të tjera për ta bërë një femër për vete, e për këtë një rëndësi të veçantë sipas saj ka forma se si ia shpreh ndjenjën apo komplimentin.

“Dil njëherë në bllok dhe ti detyrimisht do të komentohesh, atë vëmendjen do ta marrësh, puna është kur merr një gjë ekstra. Edhe kjo gjëja ekstra është po e njëjta gjë por te transmetuar në një formë tjetër. Edhe unë kam përshtypjen se ndikon shumë mënyra e të thënit të këtij komplimenti, se sa komplimenti në vetvete. Të flasësh për bukurinë është ndryshe kur e transmeton. Marrim gjënë më bazik, çunat i shkruajnë gocave në Instagram o yllo. Të jem yll me vërtetë, e pikuar, që në momentin që dëgjoj frazën o yllo, e dëgjova këtu, aty, pse të mos je kometë”, tha Ana.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel