“Si je me paratë ti se po del me vajzë me pretendime”/ Arjani nuk i kursen batutat për Fjorelën

27/10/2020 19:36
Fjorela në Për'Puthen

Këtë të martë, në studio u transmetua takimi mes Fjorelës dhe Ervinit.

Dyshja kishe vendosur që të realizonte një piknik në liqenin e Kasharit, e që u duk se shkoi shumë mirë.

Ervini u paraqit disi i ndrojtur, gjë e cila u konfirmua edhe nga vetë ai. Ndërsa Fjorela, u tregua më e lirshme dhe më insistuese në bisedë.

Por, para se të transmetohej takimi, opinionisti Arjan Konomi nuk i kurseu batutat. Ai e pyeti me shaka Ervinin se si është me të ardhurat ekonomike, duke qenë se përballë, kishte një vajzë që është paska me pretendime.

Me këtë batutë, ai iu referua dinamikave të javëve të fundit, ku Fjorela ka deklaruar se partnerin e dëshiron simpatik e me të ardhura ekonomike të qëndrueshme. Kjo u zbulua në takimin që ajo pati me Beratin.

Ku gjatë bisedës djali nga Kosova i tha se ai nuk ka para, por i ofron “seks të mirë dhe kohën e tij”, e pas kësaj pyetje Fjorela u përgjigj se paratë për të janë të rëndësishme, e do të dëshironte një mashkull të kompletuar.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA