Në takimin mes Anës dhe Beartit, biseda u orientua tek Fatjoni, si djali që ka dalë më së shumti në takime me bukuroshen brune.
Por kjo gjë nuk u prit mirë nga Fatjoni, i cili e cilësoi si të pavend, përmendjen e emrit të tij në takim.
Për këtë arsye djemtë u përfshinë në një debat në sudio, e cila u zbulua se kishte vazhduar dhe jashtë ambienteve të “Top Channel”. Fatjoni pretendon se Bearti e ka “parë shtrembër” e për këtë arsye situata mes tyre ka agravuar.
Kjo zënkë u komentua në studio, ku konkurrentët e tjerë kishin nga një shpjegim. Disa thanë se Fatjoni ka tip impulsiv, e pa qëllim të keq, drejtohet tek një person në mënyrë kërcënuese, sipas tyre, kjo solli dhe agravimin e situatës.
Arjan Konomi: Unë i gjeta kur situate ishte tepër e ndezur, kuptova që kishte diçka sepse që në studio me të bërtiturat e Fatjonit, u tensionua situata. Fatjon kur shkon për të sqaruar, nuk shkohet për të vendosur dorë.
Fatjoni: Ti nuk tregohesh i sinqertë sepse ishe aty. Ai më provokoi me luanin, unë nuk bëra gjë. Në një moment unë nuk kam bërë gjënë më të vogël. I thash çfarë ke mos i merr personazhe.
Ana: Kishte shumë personazhe dhe asnjë nuk po flet.
Arbri: Dëshiron një logjikë të thjeshtë, atëherë në momentin që Fatjoni iu drejtua Beartit, i afrohet shumë afër, ti me të vërtetë shkove për të sqaruar, por kjo është mënyrë provokuese.
Mevlani: Kjo histori mbaroi brenda, Fatjoni erdhi dhe iu drejtua personit në fytyrë. Nga kjo u acarua
Bearti: Mënyra se si ti erdhe, ne të dy bëjmë gallatë unë të kuptoj, por të tjerët jo.
Andi: Fatjoni ishte shumë i qetë gjatë gjithë kohës, ai ka natyrë të nxituar vetë, u agravua nga situata.
Fatjoni:Në asnjë moment nuk e kishte në momentin për t’u kapur me duar.
Top Channel