“Mos ia pranoje dhuratën nëse…”/ Ana replikon me Arjan Konomin: Dhuratën e pranon edhe mbreti…

27/10/2020 19:27

‘Armëpushimi’ i arritur me një dhuratë, mes Anës dhe Marisit, u komentua nga opinionisti Arjan Konomi.

Ai tha se nëse Ana deklaroi se mes saj dhe Marisit ka një “armëpushim e jo paqe”, bukuroshja brune të mos e pranonte dhuratën.

Kjo zgjedhje sipas tij do të ishte më elegante. Ndërsa Ana tha se dhuratën e pranon edhe mbreti, duke shtuar se ajo nuk tha se nuk do të dalë në takim me Marisin, por një gjë të tillë e ka në plan pak më vonë.

Arjan Konomi: Fakti që ai më bëri një dhuratë nuk është dinjitoze. I thua o djalë i mirë, unë dhuratën nuk ta marr, kjo do të ishte elegante, fine.

Fjorela: Dhuratën e pranon edhe mbreti. Unë nuk thash s’do të dalë me të, thjesht më mbrapa.

 

FOTO GALERI
2/14

Top Channel