Manjati miliarder i teknologjisë, Jack Ma, po e shton pasurinë e tij me më shumë se 34 miliardë dollarë të tjerë pas oferte publike fillestare që do të çimentojë vendin e tij në histori si një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të teknologjisë në botë.

Aksionet e kompanisë teknologjike financiare, Ant Group në Hong Kong dhe Shangai, do ta katapultojnë Ma në një distancë aspak të largët me elitat e pasura të globit. Bloomberg vlerëson se pasuria e 56 vjeçarit do të arrijë shumë shpejt në 71.1 miliardë dollarë, cka e pozicionon atë si personin e 11 më të pasur në botë.

Përmes gjigandit të tregtisë elektronike Alibaba dhe tani Ant Group, Ma ka patur një efekt transformues në industrinë e internetit në kinë dhe tek qindra e miliona konsumatorë kinezë. Është e vështirë të shkosh diku në kinë dhe të mos shohësh pasojat e kompanive të tij. Ma ka krijuar edhe alipay, biznesin e pagesave që përbën edhe shtyllën kurrizore të Ant Group, si një projekt anësor që do të mbushte boshllëkun në industrinë në shpërthim të tregtisë online në kinë. Ma është aktualisht njeriu më i pasur në kinë, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg dhe sipas të dhënave, dalja në bursa e Ant Group, do ta bëjë atë akoma më të pasur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA