Fatmira, një grua nga Shkodra, e rritur në një familje patriarkale, ku djemtë mësoheshin që të mos punonin, thotë në “Ftesë në 5”, se ajo ka edukuar djalin e saj me punë.
Fatmira theksoi se që në moshën 14-vjeçare djali i saj nisi të punonte, e të sillte të ardhura në shtëpi. Gjithashtu shtoi se pas punës, djali mendohej disa herë para se të blinte ndonjë gjë, pasi sipas saj, ai kuptoi vlerën e vërtetë të lekut e lodhjes.
“Ne kemi pasur gjithmonë që jemi rritur në familje patriarkale dhe djemtë të mos angazhohen me punë. Është e kundërta, unë e kam edukuar djalin që të punojë, të angazhohet me çdo gjë, e ka filluar punë që 14 vjeç, ka punuar kamarier, çdo gjë. Ai vazhdon të punojë ende. Doja t’i tregoja djalit se si fitohet leku, se si është mundi, ta di vlerën e lodhjes, vlerën e lekut dhe në momentin që ai filloi për të punuar, e kuptoi dhe u mendonte dy herë para se të blinte ndonjë gjë”, tha Fatmira.
Top Channel