Amsterdam

Amsterdami është i famshëm për biçikletat, por tani autoritetet po shfrytëzojnë fuqinë e luleve për ta bërë qytetin më të sigurt për këmbësorët.

Zyrtarët holandezë po vendosin kuti prej druri dhe kuti me lule përgjatë parmakëve të urave të qytetit, duke ndaluar parkimin e biçikletave në urat e rrugës Damstraatjes.

Sipas CNN, teknika që është përdorur tashmë në zona të tjera të Amsterdamit, të tilla si Haarlemmerstraat, është krijuar për të lejuar më shumë hapësirë ​​për këmbësorët në trotuar.

“Hapësira për këmbësorët është e rëndësishme, tani më shumë se kurrë. Për shkak të numrit të madh të biçikletave të parkuara në parmakët e urës, ka më pak hapësirë ​​në trotuaret tashmë të ngushta. Kjo krijon situata të pasigurta”, tha në një deklaratë nënkryetari i bashkisë Sharon Dijksma.

Çiklizmi është i popullarizuar në kryeqytetin holandez, si midis vendasve ashtu edhe turistëve.

Më shumë se gjysma (58 për qind) e banorëve të Amsterdamit mbi moshën 12 vjeç përdorin biçikletën të paktën një herë në ditë dhe qyteti ka rreth 767 km rrugë të biçikletave, sipas bordit të turizmit të qytetit. Por, kishte pasur shqetësime se biçikletat e lidhur me ura po çonin në rrugë të mbipopulluara, të cilat mund të dëmtonin këmbësorët, tha një zëdhënës i qytetit.

“Duke vendosur shporta lulesh në parmakët e urave tona, ne po krijojmë hapësirë ​​për këmbësorët ndërsa krijojmë një skenë rrugësh më tërheqëse”, tha Dijksma, duke shtuar se lulet e parë u mbollën në shtator.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA