Historia përsëritet/ Të shtëna në një shkollë në Filipine, tre të vdekur dhe tetë të plagosur, ngjarja ndodhi gjatë pushimit të drekës
22 vjeçari Mert Ney, vrau Michaela Dunn pasi kishte rezervuar një sesion seksi $200 në apartamentin e saj në Sydney, Australi, dhe më pas tentoi të vijonte masakrën me thikë në rrugët e qytetit.
I riu therri një punonjëse seksi në shtëpinë e saj, filmoi trupin dhe i dërgoi pamjet një shokut të tij duke i shkruar: “Ishte një shaka mik.”
Pasi kishte bërë rezervimin në apartamentin e saj në Clarence St. “klienti” erdhi i armatosur me të paktën një thikë.
Ai e kishte goditur atë shumë herë gjatë sulmit mizor, duke i prerë fytin deri pranë shtyllës kurrizore, thuhej në dokumentet e gjyqit, të publikuara pas pranimit të vrasjes nga autori.
Ai pranoi gjithashtu plagosjen e Linda Bo të cilën e goditi me thikë në shpatull teksa vraponte në rrugë pas vrasjes.
Pas vrasjes së Dunn ai filmoi trupin e saj dhe i dërgoi pamjet një shoku. “Jam një psikopat. Ishte një shaka mik … frikë,” shkruante ai në mesazh.
Teksa largohej nga skena e krimit, vrasësi i tha mikut të tij të thërrasë menjëherë policinë.
22 vjecari më pas terrorizoi kalimtarët në Sydney duke mbajtur lart thikën e përgjakur e duke thërritur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), ndersa më pas kërceu në tavanin e një makine.
Por më pas ai u neutralizua kur një grup civilësh e rrethuan dhe e rrëzuan duke e mbajtur përtokë me një arkë qumështi.
Kur Ney u intervistua nga policia ai nuk mbante mend që ishte takuar apo që kishte vrarë 24 vjeçaren Dunn.
Vrasësi kishte pirë Valium e kanabis përpara sulmi dhe i tha oficerëve se shpresonte ta qëllonin “por vullnëtarët e mirë e prishën planin”.
Avokati i tij Zemarai Khatiz tha se klienti i tij “shumë i keqardhur” dhe se shëndeti i tij mendor ishte “faktor madhor kontribues në sulmet”.
Seanca e ardhshme e cështjes është caktuar në 11 dhjetor.
Top Channel