Ana në Për'Puthen

Që në fillimin e emisionit, Ana dhe Marisi u përfshinë në një debat të ashpër mes tyre.

Debat ky që përshkallëzoi në fjalë fyese e sharje. Me kalimin e javëve gjërat mes tyre duket se janë qetësuar, e ‘armëpushimi’ u arrit me anë të një dhurate të bërë nga Marisi.

Ai kishte menduar që t’i bënte dhuratë Anës një orë, duke e cilësuar si një aksesor të domosdoshëm për të.

Pas dhuratës, që u mirëprit nga Ana, djali kërkoi një takim të improvizuar në studio me bukuroshen. Në këtë takim, që Marisi e cilësoi sqarues, dyshja diskutoi në lidhje me hatërmbetjet e tyre, të cilat mesa duket u ‘sheshuan’.

Ana: Maris faleminderit shumë. Unë jam njeri që vlerësoj gjëra të vogla, një lule do të më bënte për të qarë më beso. U preka me fjalinë që më tha Marisi, kur të më njihni do të më dashuroni. Unë nuk e pranova paqen, por armëpushim. Siç e tha edhe Marisi ne kemi bërë biseda të vogla në prapaskenë dhe janë ekuilibruar takimet mes nesh, por nuk e kam parë si një djalë për të dalë në takim. Sot më dha një përshtypje më ndryshe, por kjo nuk do të thotë se do e zgjedh në takim, por as e përjashtoj një gjë të tillë.

FOTO GALERI
15/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA