Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 22 viktima me koronavirus që paraqet shifrën më të lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se shtatë viktima janë regjistruar në Shkup, të moshës nga 55 deri në 78 vjeç, nga dy viktima janë regjistruar në qytetet e Dibrës, Gostivarit, Kriva Pallankës, Manastirit dhe Velesit ndërsa nga një në Koçanë, Prilep dhe Dellçevë.

Dy nga viktimat kanë ndërruar jetë jashtë spitaleve, ndërsa të tjetër ishin duke u trajtuar në qendrat e përkujdesit shëndetësor.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë janë përfshirë edhe disa raste që kanë ndërruar jetë më herët se 24 orë ndërsa janë përfshirë në raportin e ditës së diel meqë janë testuar pas vdekjes.

Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 919.

Sipas raportit, janë regjistruar edhe 561 raste të reja të të infektuarve, nga 1,901 teste të kryera si dhe 197 të shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 271 raste, sikur edhe numri i të shëruarve 91 persona.

Deri më tani, me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 26,954 persona, prej tyre 18,627 janë shëruar ndërsa aktiv janë 7,408 raste.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 235,038 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA