Cili është vendi me numrin më të madh të deputetëve LGBTIQ

21/10/2020 21:06
Flamuri i LGBTIQ

Zgjedhjet e së shtunës së kaluar, konfirmuan qeverinë e drejtuar nga liderja popullore laburiste, Jacinda Ardern me një maxhorancë të konsiderueshme në Zelandën e Re.

Zelanda e Re numëron numrin më të madh të deputetëve të LGBTIQ në botë, duke kaluar nga shtatë në 12 në parlamentin me 120 vende, me 10% të deputetëve  lezbike, homoseksualë, biseksuale, transgjinore dhe queer.

Mes këtyre të fundit, tetë u zgjodhën në Partinë Laburiste dhe katër mes të Gjelbërve. Kjo i jep vendit përfaqësimin më të madh në botë duke kaluar Britaninë e Madhe që ka një proporcion prej 7%.

Zelanda e Re është vendi i parë në botë që njohu në vitin 1893 të drejtën e votës për gratë, pranoi në vitin 2005 martesat mes çifteve të të njëjtit seks dhe në 2013 legalizoi martesat homoseksuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA