Kryeministri Edi Rama foli dhe dha përgjigjen troç për çështjen e detit. Palët do t’i drejtohen instancave ndërkombëtare. kështu çështja e shumë përfolur e detit tha kryeministri do të marrë zgjidhjen më të mirë.
Rama bëri me dije se çështja do të zgjidhet me ndërhyrjen e instancave ndërkombëtare dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit.
Rama: E falenderoj ministrin, pavarësisht se në momente të caktuara kemi pasur tension, por Greqia asnjëherë s’ka qenë pengesë për rrugën tonë drejt BE, më vjen mirë që kemi dakordësi se çështjet e eksportimit në Bruksel nuk janë të zgjidhshme.
E kam të qartë, se sot të gjithë i kanë veshët e hapur, për pushtimin e ardhshëm të Greqisë përmes detit, por nuk do ketë përkundrazi, por sot mund ta them me kënaqësi që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare , për të vendosur pikat mbi në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Nuk është çështje propagande.
Kryeministri Rama tha se partneriteti mes dy vendeve ka hapur një kapitull të ri pozitiv.
Top Channel