Ndërtimi i Unazës së Re/ IKMT prish 20 objekte në Lotin e III
20/10/2020 07:51
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir).
Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme.
Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar.
Deri më tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.
Më poshtë do gjeni edhe fotot nga aksioni:
Top Channel