Gjekmarkaj dhe Çani “përplasen” për çamët: Pasaportat Greke ua hoqi Enveri

20/10/2020 22:56

Në studion e emisionit “Open”, u fol mbi vizitën e kësaj të marte të ministrit grek, Nikos Dendias në Tiranën Zyrtare.

Analisti Argon Gjekmarkaj tha gjatë fjalës së tij se vizita e sotme ishte mjaft pozitive, por nuk u panë rezultate. Sipas Gjekmarkajt, marrëdhënia shqiptaro-greke këto tetë vite ka qenë katastrofë, pasi kryeministri grek nuk ka ardhur për vizitë në Shqipëri.

Ndërkohë Arian Çani tha se qeveritë e pas 90-tës nuk kanë faj në “Çështjen Çame”, pasi atë sipas tij e cungoi diktatori Enver Hoxha, i cili vendosi t’u hiqte çamëve pasaportat greke.

Agron Gjekmarkaj: Unë kam një këndvështrim tjetër në fakt, kjo është një vizitë pozitive, por në nivel deklarate nuk u panë rezultate, nuk e dimë kush janë rezultatet e kësaj, nuk ka gjëra të nënshkruara. Atëherë ndërsa sjellja e kryeministrit mund të lexohet me disa mënyra, por unë personalisht qasje të tilla që e kanë çuar diplomacinë shqiptare të mos ketë as peshë, përveç mungesës së peshës e bëjnë dhe qesharake, në nivel kragjozlliku.

Arian Çani: Këtu unë nuk jam fare dakord me Agronin, por do e argumentoj.

Agron Gjekmarkaj: Shqipëria është e dënuar të ketë marrëdhënie miqësore edhe me Greqinë dhe Turqinë. Nuk ndodh vetëm me Ramën ka ndodhur edhe me të tjerë këto 30 vite, ne bëhemi pjesë e një emocioni në konfliktin greko-turk, ne shpeshherë sillemi sikur jemi turq. Ne jemi shqiptar, nuk jemi turq apo grekë. Nuk ka arsye që afilacione historike të pa vërtetuara dhe pa pa bazë, ne t’ja atashojmë Greqisë përballë Turqisë. Këtë e kam bindje që kjo është një gabim i politikës së jashtme shqiptare. Ne grekët nuk i kemi armiq, sepse kemi pasur marrëdhënie shumë më të mira se Perandorinë Osmane. Ramës i intereson një gjë këtë moment, të mos bëhet bilanci i marrëdhënies shqiptaro-greke të tetë viteve, atëherë për këtë është gati të veshë kollare me yll. Bilanci i marrëdhënie shqiptaro-greke është katastrofë në këto tetë vite, ti nuk ke një vizitë bilaterale kryeministrash, nuk ka ardhur asnjëherë kryeministri grek. Çështjen Çame e ke trajtuar gjithmonë si provokim, nuk e ke shtruar si zgjidhje. Kryetari i  partisë çame që ka protestuar sot nuk mund të hyj në Greqi, por edhe eksponentë të tjerë Greqia nuk i lejon. Greqia thotë zgjidh çështjen çame t’i drejtohemi gjykatave.

Arian Çani: Asnjë nga udhëheqësit e pas 90-tës nuk kanë faj për kërkesën çame. Sepse duhet të themi një gjë të vërtetë, sikur Enver Hoxha të mos i kishte hequr pasaportën greke, sot çamët do të kishin marrë pronat. Shumicat kishin pasaporta greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA