“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave 28/06 22:47
Një çift i sapomartuarish është dënuar nga autoritetet në Angli, pasi u panë duke bërë fotosesionin e dasmës në shinat hekurudhore të North Yorkshire.
Media prestigjioze BBC, shkruan se çifti u kap nga kamerat e sigurisë duke pozuar në një linjë pranë qytetit Whitby. Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Network Rail ku tha se shkrepja e fotografive ishte “budallëk i thjeshtë”.
Alison Evans nga policia Britanike e Transportit tha se hekurudha nuk është një vend i përshtatshëm dhe i sigurt për një set fotografik.
Ndërkaq, raportohet se mbi 5.000 shkelje janë regjistruar midis muajve qershor-shtator, nga njerëzit që i përdorin hekurudhat për fotografi.
Top Channel