47 vjeçari vdes nga Covid-19, dy muaj pas festës së daljes nga terapia intensive

20/10/2020 16:50

Një pacient 47-vjeçar ka vdekur nga një tip “i zgjatur”koronavirusi në Britani, dy muaj pasi u brohorit për daljen nga reparti i kujdesit intensiv.

Inxhinieri aeronautik Roehl Ribaya, ishte shtruar në spitalin Victoria në Blackpool më 29 maj, dhe arriti të përmirësohej në valën e parë të sëmundjes pasi kaloi 48 ditë me ventilator frymëmarrjeje.

Doktorët e infermierët e brohoritën atë kur doli nga spitali në korrik si pacienti i fundit i valës së parë.

Asokohe ai tha: “Mendoja se do të vdisja. Dua vetëm të falenderoj njerëzit që më shpëtuan jetën.”

Pas vdekjes së tij në fundjavë, e veja, infermiere Stella Ricio-Ribaya, thotë se ai nuk arriti të rekuperohej kurrë nga efektet afatgjata të koronavirusit.
Ricio-Ribaya tha se burri i saj pësoi një atak kardiak të mërkurën dhe pasi qëndroi dy ditë në gjendje kome, vdiq.

Ajo shton: “Ai nuk u bë asnjëherë si më parë. Gjithë kohës kishte mungesë frymëmarrjeje”.

Në korrik kur ai i kishte shpëtuar valës së parë të infeksionit, krye-konsulenti mjekësor i spitalit Dr Jason Cupitt tha: “Është e mrekullueshme të përshëndesim pacientin tonë të fundit me Covid. Ne ishim shumë të kënaqur me Roehl, dhe stafi është i lumtur ta dërgojë në shtëpi pasi i mbijetoi valës së parë të virusit vrasës”.

FOTO GALERI
1/3
Një pacient 47-vjeçar ka vdekur nga një tip “i zgjatur”koronavirusi në Britani, dy muaj pasi u brohorit për daljen nga reparti i kujdesit intensiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA