Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi mbërriti ditën e sotme në dyert e gjykatës, ku u mbajt seanca gjyqësore për përllogaritjen e ditëve të vuajtjes së dënimit.
“Në seancën e sotme mungonte përfaqesuesi i IEVP-së dhe u çel gjykimi, ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Çaushin, por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është eksperiencë edhe nga vendet e tjera. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në Shqipëri, por nga ana juridike edhe për këta të burgosur ekziston mundësia e lirimit me kusht bazuar në kodin e vjetër që është dënuar Zani Çaushi ka qenë 25 vjet, ndërsa me të riun 35. Ndaj derisa hapësira ligjore ekziston për lirimin me kusht duhet të ekzistojë dhe hapësira për llogaritjen e viteve të dënimit. Jemi në fazën kur ai ka të drejtë për të kërkuar përllogaritjen e saktë”, u shpreh avokati i tij.
Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.
Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.
Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.
A mund ta fitonte Zani Çaushi lirinë me kusht? Flet avokati (me video)
Top Channel