Java e katërt e kampionatit italian u mbyll mbrëmjen e sotme me sfidën mes Veronës e Genoas në “Bentegodo”, e cila përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave për të fituar ndeshjen.

Genoa u rikthye në fushë pas më tepër se tre javësh pushimi e karantinimi, duke qenë se iu infektuan pjesa më e madhe e futbollistëve e stafit teknik, ndërsa të dy skuadrat u paraqitën me mungesa në këtë sfidë.

Megjithatë ashtu siç pritej, ishte Verona ajo që u shfaq protagoniste dhe kontrolloi lojën, duke i shkuar shumë pranë golit të fitores, por gardiani i kuqebluve Mattia Perin u shfaq në lartësinë e detyrës.

Genoa e bazoi lojēn kryesisht në kundërsulmet e shpejta dhe krijoi disa situata interesante shënimi, ndërsa Verona aktivizoi në pjesën e dytë edhe blerjen e bujshme të merkatos, kroatin Nikola Kaliniç, që gjithsesi nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë barazim Verona u ngjit në vendin e 6 me 7 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Genoa u ngjit në kuotën e 4 pikëve në tre ndeshje, pasi ka për të rikuperuar edhe përballjen me Torinon më shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA