![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/PP_sd-800x450.jpg)
05/07 19:10
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një rrugë të Meksikës.
Pamjet e bëra virale në rrjet, tregojnë një vajzë të vogël duke ecur e shoqëruar nga një tigër. Burri që ka realizuar videon dëgjohet duke thënë: “Shikoni, në Guasave, njerëzit dalin të ecin me një tigër”.
Grabitqari ecën i qetë rreth vajzës, ndërsa burri i referohet tigrit të dytë:
“Tjetri është atje, ai më i vogli”.
Mediat lokale raportojnë se zotërimi i një tigri në Meksikë është i lejuar, por ndërkohë ekzistojnë disa udhëzime të rrepta që lidhen me sigurinë e kafshës dhe mënyrën se si duhet mbajtur ato.
Top Channel