“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave 28/06 22:47
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një rrugë të Meksikës.
Pamjet e bëra virale në rrjet, tregojnë një vajzë të vogël duke ecur e shoqëruar nga një tigër. Burri që ka realizuar videon dëgjohet duke thënë: “Shikoni, në Guasave, njerëzit dalin të ecin me një tigër”.
Grabitqari ecën i qetë rreth vajzës, ndërsa burri i referohet tigrit të dytë:
“Tjetri është atje, ai më i vogli”.
Mediat lokale raportojnë se zotërimi i një tigri në Meksikë është i lejuar, por ndërkohë ekzistojnë disa udhëzime të rrepta që lidhen me sigurinë e kafshës dhe mënyrën se si duhet mbajtur ato.
Top Channel