Pandemia në Shkup/ Parlamenti mund të punojë online

15/10/2020 11:06

Maqedonia e Veriut shënoi 9 viktima e 445 infektime të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e rasteve brenda një dite kjo në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pretendon se ky përkeqësim i situatës ka qenë në masë të madhe pasojë e grumbullimeve dhe festave te ndryshme familjare, kafeneve e mosrespektimit të masave. Gjendja e krijuar po imponon mënyra të reja në organizimin e mbledhjeve të institucioneve shtetërore. Disa deputetë kanë rezultuar pozitivë në parlamentin maqedonas.

Në mungesën e tyre, në mbledhjet plenare nuk ka shumicë dhe në koordinimin e parë me grupet parlamentare nuk është arritur pajtueshmëri për ndërprerjen e punës me prani fizike. Kryeministri Zoran Zaev thotë, se Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë praktikat e vendeve tjera, ku parlamentet po funksionojnë online për të mos rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe miratimin e ligjeve të domosdoshme për përballje me pandeminë. Zaev deklaroi se “qeveria seancën e radhës do ta ketë online.

Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për séance të tilla. Besoj se edhe Parlamenti do të ketë mirëkuptim dhe do ta pranojë punën në distancë”, deklaroi Zaev. Nderkohe Opozita është kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Parlament. Sipas VMRO-DPMNE-së puna online është antikushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA