Kosova ka arritur të marrë një barazim historik ndaj Greqisë.

Edhe pse me mungesa të shumta dhe me një formacion të arnuar ‘dardanët’ kanë arritur të mbajnë portën e paprekur, kjo falë edhe penalltisë së pritur nga Aron Muriç.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin olimpik të Athinës me një numër të limituar tifozësh, të besuarit e teknikut Challandes u mbrojtën mjaft mirë dhe nuk lejuan grekët që të shënojnë.

Ndërsa në fund ka pasur edhe një revoltë nga lojtarët kosovarë, ku Aliti mori edhe karton të kuq pasi kishte mbaruar ndeshja.

Më këtë pikë të marrë, Kosova shkon në kuotën e 2 pikëve por mbetet në vend të tretë.

Në vendin e parë shkon Slovenia me 10 pikë, ndërsa Greqia ka 8 pikë, renditjen e mbyll Moldovia me 1 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA