Hamilton arrin numrin e 91 fitoreve të Michael Schumacher, i biri i legjendës i dhuron kokoren simbolike

12/10/2020 16:21

Lewis Hamilton mbeti i shtangur dje kur i biri i legjendës gjermane të Formula 1, Michael Schumacher i dhuroi një nga kokoret e fundit të përdorura nga i ati, pasi britaniku barazoi numrin e 91 garave të fituara më herët nga gjermani Schumacher.

14 vjet pasi Schumacher fitoi garën e tij të fundit, Hamilton arriti të barazojë titanin e motor-sport me fitoren e Mercedes-it të tij në Eifel Grand Prix në pistën e Nurburgring.

21 vjeçari Mick Schumacher, i cili udhëheq në kampionatin më të ulët F2 dhe pritet të shkëlqejë edhe në F1, i dhuroi Hamilton një nga helmetat simbolike të të atit kur garonte me Mercedes.

35 vjeçari Hamilton i shtrëngoi dorën dhe përqafoi Mick para se të thoshte se sa i përulur ndjehej për arritjen e tij.

Për fat të keq dihet që 51 vjeçari Michael, është i kufizuar në një jetë krevati spitalor pas një aksidenti me ski shtatë vjet më parë.

“Nuk di çfarë të them”, tha Hamilton pas garës. “Kur rritesh duke shikuar dikë të garojë dhe e ruan si idhull, është një nder i madh të marrësh këtë dhuratë. Do të më duhet ca kohë të mësohem”, tha Hamilton.

FOTO GALERI
3/8
35 vjeçari Hamilton i shtrëngoi dorën dhe përqafoi Mick para se të thoshte se sa i përulur ndjehej për arritjen e tij.

Top Channel