22/11 13:09
Shefi më i rreptë në Shqipëri, Renato Mekolli ka rrëfyer disa të fshehta të jetës së tij, i ftuar ditën e sotme tek “Ora e Tiranës”.
Askush nuk do ta besonte, por atë e kanë rrahur me shpulla kur filloi të punonte në kuzhinë.
Ai njihet për sjelljen e ashpër me konkurrentet e “Hell’s Kitchen”, në të cilën ai drejton dhe të tjerët thjesht i binden, por askush nuk e dinte se edhe një djall ka qenë në të njëjtin pozicion.
“Shefi është ai duhet t’ja pranojmë një fjalë më shumë, ta dinë ata se çfarë kam hequr nga shefat e mi që më kanë rrahur me shpulla, dhe unë kam ikur në këmbë në shtëpi dhe fshija lotët”, tha Renato.
Top Channel