Shifrat e regjistruar nga Italia e tij janë impresionuese dhe tekniku vijon të vendosë rekorde, duke qenë trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve, plot 68% e ndeshjeve të zhvilluara në total.

Italia e Mancinit luan një futboll argëtues dhe sulmues, gjë që shpjegohet edhe nga mesatarja e golave të realizuar, që është 2.41 për ndeshje, më e larta se me çdo trajner tjetër, ndërsa te goli kanë shkuar 26 futbollistë të ndryshëm, por në këtë renditje tekniku aktual është i katërti pas Pozzos, Prandellit dhe Lippit, të cilët e kanë drejtuar skuadrën për më shumë ndeshje.

Analistët e shpjegojnë këtë me punën mjaft të mirë që ka bërë Mancini me skuadrën, duke propozuar një lojë sulmuese, por pozicione të memorizuara të futbollistëve dhe një agresivitet të lartë në fazën mbrojtëse.

Kështu Italia niset gjithmonë me skemën 4-3-3, e cila shndërrohet në 3-2-2-3 kur skuadra sulmon dhe bëhet sërish 4-3-3 ose 4-5-1 kur topin e ka kundërshtari dhe ekipit italian i duhet të mbrohet. Tashmë futbollistët e padiskutueshëm në grupin e Italisë së Mancinit i kanë memorizuar totalisht lëvizjet në fushë dhe pavarësisht ndryshimeve në formacion, skuadra luan një futboll të rrjedhshëm dhe sulmues.

Bazave të lojës së bukur sulmuese, por edhe të kujdesshme në fazën mbrojtëse, Mancini u ka shtuar edhe një grup mjaft të gjerë futbollistësh, ku ndërthuren të rinjtë e talentuar, me ata që janë në kulmin e formës, por edhe të tjerë me eksperiencë.

Në grumbullimet e Italisë, Mancini ka pasur gjithmonë më tepër se 30 futbollistë, si për të konfirmuar se ka në dispozicion tre formacione, që njohin më së miri idetë e tij për lojën dhe se pavarësisht situatave, “axurrët” mund të pretendojnë sërish për tituj në Europë e botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA