Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi dy njerëzit më të rëndësishëm politik në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
I ftuar në studio është analisti Frrok Çupi, i cili hodhi akuza të forta ndaj presidentit Meta. Sipas Çupit, presidenti nuk përmbën asnjë rrezik, ndërsa nuk ngurroi ta akuzoi atë si të “pakulturuar”.
“Problemi është ky që presidenti i Republikës nuk përbën asnjë rrezik, përbën rrezik për zhurmën që bën, i përket një klase të pakulturuar. Ne pas rënies së komunizmit, sollën njerëz të pa kulturuar e arsimuar. Ne vijmë në momentin që kemi një president të panevojshëm. Mendo një republikë që ka një president jo thjesht simbol, por është një person i pa rrezikshëm”, tha Çupi.
Top Channel