Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë:  M. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka goditur 2 mjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Kurse F. K., 59 vjeç, banues në Shijak, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku për pasojë është lënduar pasagjeri në mjet, shtetasi N. G., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA