Një sipërfaqe toke në pronësi të gardës së Republikës i ka kaluar tashmë në administrim ndërmarrjes industriale nr.1 Tiranë.

Me vendim qeverie i botuar në fletoren zyrtare, e që mban firmën e zv kryeministrit Erion Braçe kjo sipërfaqe toke tashmë kalon në pronësinë e bashkisë Tiranë në funksion të zbatimit të projekteve të mëtejshme.

Në vendimin e firmosur nga Braçe thuhet se: Shkëmbimin e pronës me sipërfaqe 1 470(një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2, pjesë e pasurisë shtetërore nr.4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në zonën kadastrale 8270, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1 Tiranë, në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomisë, me pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall”1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A”, sh.p.k., në zonën kadastrale 8280 Tiranë, sipas raportit të vlerësimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Shkëmbimi i këtyre pronave të kryhet pashpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.

3.Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet kontratës së shkëmbimit, e cila nënshkruhet nga Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe shoqëria “Dushku S.A”, sh.p.k.

4.Pas shkëmbimit, pronat nr.2/353, 2/534,2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280, të përdoren nga Bashkia Tiranë, në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës.

Linku i vendimit: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/173/afd30489-183c-4b55-9752-f980e82c914d

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA