Pezullohet nga detyra zv.drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit e shpërdorim detyre

28/09/2020 13:32
Zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi

Është pezulluar nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

Mësohet se pezullimi i tij ka ardhur me vendim Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre. Burime për gazetaren Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se Shkëmbi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.

Në 27 shkurt Shkëmbi kaloi vettingun, KJV e cilësoi të përshtatshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA