Goditën me sende të forta një 20-vjeçar, arrestohet i riu dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë

28/09/2020 10:19

Një shtetas është vënë nën pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në qytetin e Vlorës, pasi kanë goditur me sende të forta një 20-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

F. L., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me shtetasit S. S., 50 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në fshatin Kërkovë, Vlorë, ka goditur me sende të forta shtetasin I. L., 20 vjeç.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA