11 djem dhe vajza plotësuan numrin e konkurrentëve në rubrikën ‘Kinostar’ në ‘E Diell’. Moderatore e rubrikës do të jetë Nevina Shtylla, ndërsa juria përfaqësohet nga Genc Përmeti dhe Rozi Kostani.
‘Kinostar’ ka në fokus promovimin e talenteve të reja dhe t’i katapultojë ato në ‘botën’ gjigante të filmit. Nga një studio e vogël, javë pas jave ‘Kinostar’ do të kthehet në një shesh të vërtetë xhirimi. Të rinj dhe të reja, me eksperiencë kinematografike ose jo, kanë mundësinë të shprehin talentin e tyre.
“Ka shumë aktorë madhështorë, të cilët kanë bërë mrekullira edhe pse s’kanë bërë një shkollë aktrimi të mirëfilltë”, tha Genc Përmeti.
Poltronët e konkurrentëve plotësohen me : Alrin Capi, Chris Haskaj, Deni Hoxha, Enea Mika, Evi Imami, Ina Majko, Katerina Fili, Marin Hoxha, Nadia Mançe, Olimpia Smajlaj, Ornela Fejzaj.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel