Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.
Një automjet ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10-vjeç, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel