E bija i konsumoi një sanduiç në aeroport, infermierja dhe adoleshentja bllokohen në Turqi

25/09/2020 17:52

Një infermiere nga Britania e Madhe, është bllokuar në një aeroport të Turqisë, pasi vajza e saj adoleshente hoqi maskën e fytyrës për të ngrënë një sanduiç.

Infermierja Charlotte Snook, 35-vjeçe ishte nisur për pushime në Marmaris, kur vajza e saj 14-vjeçare Olivia, uli maskën e fytyrës dhe nisi të konsumonte një sanduiç. Ky veprim i adoleshentes u vu re nga stjuardesa e cila e paralajmëroi atë se kishte thyer rregullat e kompanisë. Sapo ishte vendosur në një hotel, infermieres Snook, i mbërrin një zarf ku shkruhej: “Kemi vendosur të anulojmë çdo fluturim për ju”.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe vetë infermierja e cila ka thënë për mediat vendase: “ Nuk na është thënë që është e ndaluar të konsumosh sanduiç. Kështu që Olivia hoqi për një moment maskën dhe konsumoi produktin e “Fast Food-it”. Sapo përfundoi së ngrëni, pranë saj vjen stjuardesa dhe thotë se ka thyer rregullat e caktuara për koronavirusin. Unë i sqarova që jam infermiere dhe është e lejuar që të hash diçka të shpejtë e më pas ta vendosësh përsëri maskën, por betohem nuk pati tone të ngritura”, u shpreh infermierja.

Pasi lajmi u bë publik, kompania ajrore kërkoi falje për veprimin e bërë dhe lejoi infermieren dhe të bijën që të kthehej për në shtëpi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA