Takim në Beograd për ekonominë/ Dhomat e tregtisë të Kosovës dhe Serbisë flasin për investime

23/09/2020 12:06

Institucionet financiare amerikane nuk kanë një vlerë të saktë të investimit në Kosovë dhe Serbi, por e gjithë kjo varet nga projektet që shtetet do t’ua prezantojnë atyre.

Kështu u është thënë edhe odave ekonomike në takimin e mbajtur të martën në Beograd.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për Top Channel tregon se përtej projekteve që burojnë nga marrëveshja e 4 shtatorit është diskutuar për mundësitë e investimeve në sektorin e minierave dhe mineraleve, fabrikë të baterive e qendra turistike.

Por, të gjitha këto investime do të ketë normë të interesit për një periudhë të kthimit.

Temë e diskutimit para delegacionit amerikanë është ngritur edhe çështja e barrierave jotarifore që shteti serb i vendos ndaj bizneseve të Kosovës me rastin e eksportit të prodhimeve apo kalimit transit.

Rukiqi tregon se këto barriera synohen të largohen përmes mini shengenit Ballkanik, apo thënë ndryshe 4 liritë e lëvizjes, emërim që u kërkua të ndryshohet nga amerikanët.

Megjithëkëtë Rukiqi shpreh dyshime se këto barriera mund të largohen pa kompromise politike, pasi të njëjtat ishin ngritur si çështje edhe në kuadër të dialogut në Bruksel nën ombrellën e Odës Ekonomike Evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA