Kur jemi pak muaj larg zgjedhjeve të ardhshme në rang vendi, partitë politike duket se kanë nisur të vendosen në lëvizje.
Nga njëra anë është Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, e cila kërkon të sigurojë një mandat të tretë qeverisës dhe nga krahu tjetër gjendet Partia Demokratike dhe aleatët që kërkojnë të vijnë në pushtet. Mirëpo, duket se deri më tani situata politike është në një ngërç, pasi partitë politike duken larg një marrëveshje që do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe Këshilli Politik, nuk po prodhon asnjë rezultat. Ndërkaq, për të folur rreth këtyre çështjeve në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar analisti Frrok Çupi.
Analisti sugjeroi se çfarë hapash duhet të ndërmerren për t’iu afruar një demokracie të konsoliduar dhe të shëndoshë. Ndërsa gjatë bisedës u shpreh se Presidentit Meta, i duhet t’i hiqet e drejta e votës, pasi sipas analistit ai është një person që ka kryer një sërë aktesh korruptive.
Frrok Çupi: Duhet të kemi senat. Askush nuk po diskuton për vlerat e demokracisë, po diskutojnë vetëm sa marr prej teje dhe sa më jep. E dyta, duhej diskutuar se fajtorët që përfliten gjatë gjithë kohës në publik, për vjedhje të mëdha, për krime të mëdha, prej 30 vjetësh, si duhet ndaluar që të votoheshin.
Denis Dyrnjaja: Mos neve jemi një shoqëri para demokratike dhe po kërkojmë më shumë nga seç kemi në nivelin tonë të mendësisë, për votën, për përfaqësimin, për kualitetin, intelektin. Mos po duket se i kemi pritshmëritë më të larta se sa ç’jemi, apo jemi peng i një grupazhi që ka marrë të gjithë shoqërinë dhe nuk po e lejon të oksigjenohet të qarkullojnë elitat etj etj.
Frrok Çupi: Nëse do të ishim në atë periudhë ndoshta do të kishim disa vlera më shumë. Por ne e kemi kaluar periudhën parapolitike e cila ishte një demokraci e kodeve dhe një demokraci shumë e konsoliduar për kohën. Kemi kaluar prej saj në një shoqëri ideologjike dhe prishje e shoqërisë ideologjike kaluam në një [pragmatizëm ekstrem dhe tani përsëri për t’u fshehur nga vetja partitë politike kanë hrë në ideologjizëm. Partitë politike tani janë parti, që po mendojnë se si të fshehin të kaluarën, jo si të zhvillojnë të ardhmen. Ky është problemi që ai kod nuk zgjidhi gjë për të ardhmen.
Denis Dyrnjaja: A e rrudh kjo lloj mendësie pjesëmarrjen dhe votuesin që të shkojë tek kutia e votimit për alternativën. A duhet në këtë rast të demotivohet votuesi, për shkak që të bjerë më shumë në sy ky lloj degjenerimi politik.
Frrok Çupi: Votuesi normal sipas përcaktimit filozofik të kohës, populli nuk janë të gjithë banorët. Për këtë gjë thash se duhen kode të guximshme, maxhoritare. Populli nuk është numri i tërë banorëve, populli është numri i banorëve të mirë. Tani a do të shkojnë këto njerëz në votime. Populli do të thotë të mbajë aspirata pozitive për të ardhmen e kombit. Sepse hajdutët, dembelët, të papunët, grindavecët, nuk mund të konsiderohen vlera që të bëjnë votën time dhe tënden.
Mazhoranca ishte totale, ishte e fuqishme,por për fat të keq këto katër vite nuk e plotësojë detyrimin e saj. Detyra e mazhorancës ishte të bënte politika jo popullore. Nëse preket Kushtetuta, duhet të bërë ndryshime shumë rrënjësore. Ndryshimet janë që Shqipërisë t’i vijnë vlerat dhe jo t’i vijnë njerëzit pa vlerë në parlament, në institute etj. Dhe të jetë e thjeshtë, njerëzit e akuzuar për vrasje, korrupsion e tjerë e tjerë, të çmontoheshin menjëherë prej sistemit shtetëror parlamentar. Edhe ndryshimet e reja në Kushtetutë nuk i garantojnë. Kushtetuta jonë nuk është as në gjendje të kushtetutave të vjetra, kur një zjarrvënës ose një kriminel e ndalonin jo vetëm të vinte në politikë, por edhe t;i ndalohet emri në media. Për mua personalisht Ilir Meta nuk duhet ta ketë të drejtën e votës. Ilir Meta kërcënon kryeministrin për vrasje, domethënë kërcënon veten për vrasje, ka rekorde të rënda të korrupsionit.
Ai nuk është qytetar i thjeshtë që të provohet. Ai qëndron në majë të piramidës dhe thotë që unë do të bëhem Avni Rustemi, do të vras kryeministrin që është armiku im i brendshëm, do të vetëvritem. Unë ju thash nëse mazhoranca nuk arriti të bëhet e vërtetë, të bëhemi ne gazetarët një mazhorancë e vërtetë për të përfaqësuar forcën e demokracisë dhe të ligjit.
Top Channel