Për gjashtë javë radhazi kësaj vere, festivali muzikor kroat Martinska ka pritur më shumë se 10, 000 vizitorë ndërkombëtarë në Sibenik dhe ka shënuar zero raste koronavirusi.
Martinska, arena 20-vjeçare e festivaleve muzikore në Sibenik thotë se ka ndjekur në mënyrë strikte protokollet epidemiologjike teksa një seri festivalesh muzikore u zhvilluan në gjashtë javët e verës.
Madje dhe festivali final u bë me diferencë 14 ditore nga pararendësi, sa për të mbuluar periudhën e incubacionit te virusit. Organizatorët thanë se rezultati final i hetimeve ishte zero raste infektimesh.
“Kemi mbajtur pesë festivale dhe një koncert. Kjo fortesë e kulturës në Sibenik ka mbajtur më shumë se 30 evente kësaj vere, ndërsa dy prej festave kishin më shumë se 4000 pjesëmarrës. Madje në një reportazh të RTL ata e përshkruanin Sibenik si ‘Vuhani’ i Kroacisë kur rreth 3000 vetë morën pjesë në një techno-party. Në fund të sezonit nuk kishim asnjë infektim me koronavirus”, tha Vedran Meniga, drejtues i grupit organizator Pozitivan Ritam.
Pas izolimit të hershëm në fillim të vitit, rastet e koronavirusit ishin majft të kufizuara në Kroaci.
Ndoshta për këtë festivali në Sibenik tërhoqi vizitorë nga Britania, Franca, Holanda, Blegjika e Gjermania.
Në fund të gushtit në Sibenik kishte vetëm pesë të infektuar por asnjë prej tyre nuk kishte marrë pjesë në festivalet dhe eventet muzikore.
“Festivalet në Sibenik janë prova se është e mundur organizimi i eventeve në epokën e koronës,” thotë Meniga për mediat lokale. “Sigurisht të gjitha eventet tona shin në ambjente të hapura dhe kjo ka ndihmuar”.
“Autoritetet civile dhe policia na dhanë liçencën për eventet. Unë prezantova planin dhe ata ishin të kënaqur, na lejuan të vazhdojmë”. (Total-Croatia)
Top Channel