17/11 17:55
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa diskutonte me të ftuarit në panel në emisionin ‘Open’ për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka lëshuar një deklaratë të fortë.
I pyetur nga moderatorja Eni Vasili nëse me propozimin e PS, edhe nëse ai merrte ‘zero’ vota por ishte i renditur i pari në listë, a do hynte në parlament, ai ka pohuar, por ka shtuar se do të rishikonte pozicionin e tij nëse nuk merr vota sa për një mandat.
“Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët”, tha Balla.
Top Channel