Të shtëna në një festë në SHBA, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

20/09/2020 01:22

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Rochester, Nju Jork. Policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë dhe gjeti rreth 100 persona që vraponin përgjatë një rruge në atë që e quajti një skenë shumë kaotike.

Lagjia ku ndodhën të shtënat ndodhet afër tregut publik të Rochesterit. Policia nuk ka bërë të ditura emrat e viktimave por thotë se ata ishin të moshës 18 dhe 20 vjeç. Aktualisht nuk është në pranga asnjë i dyshuar dhe është ende herët për të thënë se sa agresorë kishte – tha policia.

Eventi që kishte mbledhur aq shumë njerëz ishte një lloj feste në oborr. Policia nuk ishte në dijeni për zhvillimin e saj dhe nuk kishte marrë as ndonjë telefonatë për shqetësim. Një hetim mbi incidentin ka nisur. Zyrtarët e Rochesterit kanë lëshuar udhëzime për banorët që të kufizojë tubimet sociale përtej pjesëtarëve të një familjeje. Tubimet jo të domosdoshme, si festa ditëlindjesh, martesa dhe piknik në natyre, janë të ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA