Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

“Pafundësisht i lumtur me ngritjen e pashembullt të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione shtetërore dhe rolin e jashtëzakonshëm në politika drejtuese të Maqedonisë së Veriut.” – theksoi Cakaj në një reagim në Facebook mbi takimin.

Më tej Cakaj, shprehu se kontributi i shqiptarëve ka qenë thelbësor, jo vetëm në reformat e brendshme dhe forcimin e demokracisë, por edhe në ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, nëpërmjet ndjekjes së përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë që kanë të dy vendet në vijueshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe punës së përbashkët drejt anëtarësimit në BE.

“Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshill të Sigurimit 2022-2023.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA