Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon që dëmi ekonomik global nga pandemia me koronavirus nuk do të jetë aq i madh sa ishte menduar, por rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm sipas saj, ka për të qenë më modeste nga sa pritej.
Instituti ndërqeveritar me seli në Paris thekson se rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 përqind këtë vit – çka nënkupton një rënie prej 6 për qind më pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.
Ekonomia globale pritet të ketë një rimëkëmbje prej 5 përqind sipas kësaj organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 përqind.
“Edhe pas lehtësimit të masave të izolimit, rikthimi i aktivitetit të biznesit e ka humbur ritmin që prej muajit qershor, kryesisht në ekonomitë e avancuara”, thuhet në deklaratë.
Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 përqind më i ulët sesa në fundin e vitit të kaluar, përpara shpërthimit të pandemisë. Një rënie të tillë, OECD e ka cilësuar si “shok të pashembullt të kohërave moderne”. E vetmja ekonomi që do të zgjerohet më 2020, me rreth 1.8 përqind, parashikohet të jetë Kina.
Top Channel