Gjermania do të marrë 1,500 emigrantë nga Greqia, pas zjarrit në Lesbos që la mijëra të pastrehë

16/09/2020 20:50

Gjermania tha sot se do të marrë më shumë se 1,500 emigrantë që strehohen aktualisht në ishujt grekë.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert tha se vendimi erdhi pas zjarrit që shkatërroi kampin e refugjatëve në ishullin e Lesbos duke lënë të pastrehë rreth 13 000 prej tyre.

Në deklaratën e Seibert thuhet se vendi do të presë 1,553 njerëz nga 408 familje që kanë fituar statusin e refugjatit.

Qeveria gjermane tha më tej se është “e përkushtuar për një zgjidhje evropiane me vende të tjera anëtare mikpritëse”.

Javën e kaluar një zjarr masiv shkatërroi Moria, kampin më të madh të refugjatëve në Evropë. Pesë njerëz janë arrestuar për ngjarjen dhe një tjetër është në kërkim.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e kishte përshkruar më herët situatën si një “katastrofë humanitare.”

FOTO GALERI
8/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA