
Financieri amerikan Jeffrey Epstein, teksa punonte në vilën e tij, kalonte orë të tëra duke parë vajza të reja të zhveshura, pasi kështu frymëzohej, shkruan “Daily Mail”.
Gjithashtu, tabloidi britanik ka bërë publike fotografi ekskluzive nga ishulli i tij privat në Karaibe. I quajtur ndryshe ishulli i “orgjive”, ai dërgonte aty minorenet që i shfrytëzonte si “skllave seksi”.
Thuhet se Jeffrey ishte i dhënë pas seksit dhe kryente marrëdhënie të paktën tre herë në ditë. Në fotot në fjalë nuk paraqiten vetëm imazhet e resortit super luksoz, por vihen re edhe femra të ndryshme që qëndrojnë pranë Jeffey-t, të cilat ende nuk janë të identifikuara.
Ndërkaq, kujtojmë se 66-vjeçari vrau veten në burg në vitin 2019, pasi ishte i akuzuar për abuzime seksuale ndaj të miturave.
Top Channel