Polici i bardhë rreh njeriun me ngjyrë që thotë “nuk marr dot frymë” (pamje të rënda)

14/09/2020 18:33

Një oficer i paidentifikuar policie është shkarkuar në Georgia, SHBA pasi u regjistrua në kamera duke qëlluar vazhdimisht me grushte një njeri me ngjyrë pasi e ndaloi me makinë.

Pamjet tregonin dy oficerët që ndaluan 26-vjeçarin Roderick Walker me makinë, dhe gjatë arrestimit, një policëve e godiste vazhdimisht me grusht teksa fëmijët e të ndaluarit shikonin.

E dashura e tij i lutet oficerëve të ndalojnë ndërsa e bija e vogël thërret “Babi!”.
I ndaluari në një moment arrin të thotë ‘Nuk marr dot frymë’, në një ngjashmëri të dimbshme me vdekjen e George Floyd.

Sherifi i kontesë së Clayton tha se oficeri në fjalë ishte shkarkuar për përdorim të ekzagjeruar force, pa e emëruar atë.

Avokati i Walker tha se ishte arrestuar dhe rrahur nga oficerët pasi i ndalua për një sinjal të thyer, teksa në makinë ishin e dashura e tij që po drejtonte makinën, vajza e tyre pesë muajshe dhe djali pesë-vjeçar i të dashurës së tij.
Walker kishte pyetur se përse duhet të tregonte kartën e identitetit nëse nuk ishte duke drejtuar makinën, por oficerët i kërkuan të dilte nga makina pasi nuk u pëlqeu përgjigja e tij.

Skenat e rënda u regjistruan nga një kalimtar dhe u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në to shihen dy oficerët që mbajnë përtokë Walker, një prej të cilëve e godet vazhdimisht me grusht teksa është i shtrirë përtokë.

Ata më pas arrestuan Walker për rezistencë dhe pengim të detyrës së oficerëve.

Incidenti vjen mes raeagimeve të ashpra globale kundër racizmit pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga një oficer policie që i mbajti gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

FOTO GALERI
2/3
Një oficer i paidentifikuar policie është shkarkuar per aktin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA