Ka nisur tryeza e Këshillit Politik.

Palët janë ulur përballë njëra tjetrës për t’i dhënë zgjidhje dy çështjeve të nxehta, që janë hapja e listave dhe formula e koalicioneve.

Kujtojmë se ishte përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që  thirri mbledhjen e Këshillit Politik  pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor.

Ndërkohë mbledhjes së Këshillit  do i paraprijë një vendimmarrje e Komisionit të Ligjeve ku do përcaktohet grupi i punës për përkthimin  e ndryshimeve kushtetuese në ligjin e ri zgjedhor.

PD bashkë me Opozitën e Bashkuar kanë kërkuar që Marrëveshja e 5 Qershorit të mos cenohet. Ata rikonfirmojnë që janë dakord me hapjen 100% të listave të kandidatëve, duke theksuar se rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA