Nga Selaniku,kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pandemisë, ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.
Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe rinovimin e 4 të tjerave .
Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali I tre trupave ushtarake , këmbësorisë, marinës detare , forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15000 burra dhe gra .
Ndërkohë do të restaurtohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve . Ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ushtri, me synim pajisjen e saj me sistemet me moderne.
Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe. Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu I sfidave mund të bëhet prologu I diskutimeve- ka thënë ai.
Top Channel